Imran Khan kërkon zgjedhje të menjëhershme pas fitores dërrmuese në zgjedhjet e pjesshme në Punxhab (fotot)

18/07/2022 18:12

Kryeministri i larguar me votë mosbesimi nga parlamenti i Pakistanit, Imran Khan ka marrë një fitore të gjerë në zgjedhjet e pjesshme të krahinës madhore lindore Punxhab.

Rezultatet paraprake i jepnin partisë së tij PTI 15 vende nga 20 për të cilat votohet, ndërsa aleanca e 13 partive e kryeminsitrit aktual Shebhaz Sharif, Lidhaj Muslimane Nawaz merrte vetëm katër.

Rezultati ishte një goditje e rëndë për pushtetin në territorin e tij dhe i jep një tjetër nxitje kërkesës së Khan për zgjedhje kombëtare.

Minsitri i mbrojtjes Khawaja Asif uroi PTI për fitoren e saj “historike” dhe figura të tjera qeveritare thanë se respektonin rezultatin e votës.

Zgjedhjet konsideroheshin nga shumë si një test për Khan, i cili ka drejtuar protesta masive, që prej largimit nga posti me votë mosbesimi në muajin prill.

Khan fajëson për lëvizjen ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Khan ka thënë më herët se e kanë kërcënuar me largim nga posti nëse nuk pranonte politika më miqësore ndaj Uashingtonit.

Sportisti i kriketit i kthyer në politikan, bën me faj Sharif për rritjen e inflacionit, dhe të çmimeve që kanë arritur masa të larta, sipas rekomandimeve të FMN.

Pakistan javën e kaluar nënshkroi një marrëveshje me FMN për  ristrukturimin e borxhit për të paguar çmimet e larta të importit të energjisë.

Zgjedhjet normalisht duhet të mbahen në tetor por Khan tha se zgjedhjet e menjëhershme janë rrugadalja nga kriza.

FOTO GALERI
1/3
Zgjedhjet normalisht duhet të mbahen në tetor por Khan tha se zgjedhjet e menjëhershme janë rrugadalja nga kriza.

Top Channel