Garë mes dy klubeve të njohura franceze, Marcelo drejt Ligue 1

18/07/2022 14:32

Marcelo mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën 15-vjeçare me Realin e Madridit.

Sipas SuperSport dëshira e 34-vjeçarit është të provojë një tjetër aventurë në futbollin europian.

Rikthimi në Brazil është shtyrë, ndërkohë që dy klube të Ligue 1 po garojnë për shërbimet e lojtarit latin.

Lyon është gati t’i ofrojë një kontratë dhe një post titullari në skuadër, por Marcelon e do edhe Marseille. RMC Sport raporton se Igor Tudor, trajneri i ri i Marseille, u ka kërkuar drejtuesve të arrijnë një marrëveshje me mbrojtësin e majtë.

Top Channel