Grabitet një dyqan celularësh në Durrës, 28-vjeçari i merr me forcë paratë shitëses

18/07/2022 12:35
Foto Ilustruese

Një dyqan celularësh është grabitur në Durrës.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim një 28-vjeçar nga Shijaku, me iniciale Sh.Z.

Mësohet se ai është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë.

Ndërkohë, po punohet për kapjen e tij.

Top Channel