A po ndodhin më shpesh zjarret? Vala e të nxehtit, problematike në shumë vende

18/07/2022 14:09

Mijëra njerëzve u është dashur të largohen për t’i shpëtuar zjarreve në Francë, Portugali dhe Spanjë.

Zjarret janë të pranishme edhe në Alaskë, në veri të rrethit Arktik dhe në të gjithë Kanadanë veriore, ndërsa pak kohë më parë tymi në pyjet e djegura të Argjentinës fshiu kryeqytetin e Paraguait.

A po bëhen më të zakonshme zjarret e egra dhe a janë të gjitha vendet të pajisura për t’i trajtuar ato?

Ekspertët thonë se “moti ekstrem”, krijon kushtet e përhapjes së zjarreve pothuajse në të gjitha rajonet e botës.

Ndryshimet klimatike, shkruan BBC, po e bëjnë bimësinë më të lehtë për tu djegur dhe thatësira që ka përfshirë botën janë një plus për përhapjen e tyre.

Por efektet ndryshojnë nga një rajon në tjetrin dhe mund të ndikohen nga faktorë të tjerë.

Duke përfshirë të gjithë faktorët, problemi i zjarrit pritet të përkeqësohet në shumicën e rajoneve të tjera.

Një raport i Programit të Mjedisit të OKB-së i publikuar në fillim të këtij viti parashikonte një rritje globale të “zjarreve ekstreme” me 14% deri në vitin 2030 dhe 50% deri në fund të shekullit.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel