Zelensky e shkarkoi, reagon Prokurorja e Përgjithshme ukrainase: Nuk do të diskutoj…

18/07/2022 19:25

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova ka reaguar duke thënë se nuk do të diskutojë vendimin e presidentit Volodymyr Zelensky për ta pezulluar atë.

Aktualisht në zyrën e saj po bëhet një hetim, pas shkarkimit nga detyra që Zelensky i bëri. 

“Unë nuk e kam diskutuar këtë çështje me askënd. Dhe tani po përmbahem nga komentet për një arsye të thjeshtë, nuk është koha e duhur. Sapo të përfundojë faza e ‘zgjidhjes’ së situatës ekzistuese, në mënyrë adekuate dhe të kuptueshme për të gjitha palët, do të jap një koment gjithëpërfshirës”, shkroi ajo në faqen zyrtare në Facebook.

Zelensky pezulloi Venediktova-n dhe kreun e shërbimit të inteligjencës së vendit, SBU, Ivan Bakanov, të dielën, pasi njoftoi një hetim në departamentet e tyre, për shkak të pranisë së dyshuar të bashkëpunëtorëve rusë.

Sipas CNN në komentin e saj, Venediktova shtoi se nuk do të argumentonte vendimin apo opinionin e presidentit, por tha se ishte krenare për punën e saj. 

“Kam demonstruar rezultate të mira pune. Kam arritur të bashkoj elitën procedurale ligjore, profesionale dhe penale rreth problemeve të Ukrainës në interes të Ukrainës”, shkroi prokurorja.

“Nëse rezoluta përkatëse regjistrohet në muret e Parlamentit të Ukrainës, unë nuk do të hezitoj për asnjë sekondë dhe do t’i raportoj përfaqësuesve të popullit”, përfundoi ajo.

Top Channel