Një i dënuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në burgun e Durrësit.

Ngjarja është shënuar mesditën e sotme, kur 44 vjecari, Roland Hasani, është vetëvarur IEVP-së Durrës, brenda qelisë ku vuante dënimin.
Mësohet se 44 vjecari Hasani, ishte dënuar me 14 vjet burgim për vrasje. Burimet nga IEVP thanë për Top Channel se ai ka qenë në kushte të rënduara psikologjike si edhe dyshohet se vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani u dërgua në spitalin e Durrësit me shenja të pakta jete, por nuk ia ka dalë dot.

Struktura e posaçme për hetimin e ngjarjeve brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit po kryen hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe nxjerrë përgjegjësitë konkrete mbi ngjarjen.

Top Channel