Zyra Met ka deklaruar se Britania e Madhe brenda disa orësh do të regjistrojë temperatura shumë të larta, të konsideruara si të jashtëzakonshme.

Por lind pyetja se përse po shohim temperatura kaq ekstreme?

Shumica e shkencëtarëve të klimës thonë se përgjigja është ndryshimi i klimës, ndërsa Met Office vlerëson se nxehtësia ekstreme që do të vijojë e ardhshme do të jetë plotësisht i ndikuar nga ky faktor.

BBC shkruan se shumë vende kanë paralajmëruar se këto temperatura përbëjnë një rrezik kërcënues për jetën edhe për njerëzit normalisht të shëndetshëm.

Ditët e fundit numri i personave që kanë shfaqur probleme shëndetësore është më i lartë, ndërsa Anglia ka mbyllur shkollat dhe transportin publik.

Në të vërtetë temperaturat nuk kanë prekur vetëm Britaninë e Madhe por të gjithë Europën.

Top Channel