Nuk gjen qetësi fusha e Myzeqesë, mbi 15 vatra zjarri midis Plukut dhe Grabianit

18/07/2022 16:47

Pas zjarreve masive të disa datës 14, edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë ndalur së djeguri tokat bujqësore hamulloret si dhe parcelat me jonxhe.

Mbi 15 vatra zjarri ne zonën midis Plukut dhe Grabianit kane djegur çfarë kanë gjetur përpara të ndihmuara nga era e fortë.

Në këto fusha ka një numër të konsiderueshme stanesh me bagëti të imëta si dhe gjedh. As stanet nuk i kanë shpëtuar flakëve të zjarreve dhe disa prej tyre janë djegur totalisht ndërsa shumica kanë shpëtuar. Barinjtë janë kujdesur të largojnë bagëtitë ndërsa stane dhe bazë ushqimore janë djegur plotësisht.

Zjarrfikëse të Lushnjës dhe Divjakës me mjetet e tyre edhe pse kanë qenë ne terren nuk kanë mundur të izolojnë e te kontrollojnë flaket pasi vatrat janë të shumta dhe era është në favor të tyre.

Së fundmi zjarrfikësit janë përqendruar në afërsi të staneve që rrezikojnë djegien por edhe bizneseve në drufrutore dhe sera për të mos lejuar përfshirje e tyre nga flakët.

Top Channel