Kampionati evropian i basketbollit në Korçë/ Fiton Qipro, ekipi shqiptar del në vendin e pestë

18/07/2022 15:40

Qiproja është shpallur fituese e kampionatit europian në basketboll për femra të moshës U-16 divizioni C. 

Edhe pse ekipi kundërshtar i Armenisë ishte mjaft në formë në të katërta etapat vajzat nga Qiproja kanë kryesuar lojën por jo me diferencë të madhe në pikë duke fituar me rezultatin 58 me 42..

“Ishte një turne i mrekullueshëm. Hera e parë që në bëhemi pjesë e këtij kampionati edhe unë, edhe vajzat. Në fund fituan më të mirat dhe u shpallëm kampion. Ndeshja finale ishtë shumë e vështirë por ne ishim gati”, thotë trajneri Thanasis Georgiou.

“Ëndrra jonë u realizua. Ndihem shumë e lumtur. Është hera e parë që jam pjesë e kësaj gare dhe jam shumë e lumtur që fituam kampionatin. Skuadra kundërshtare ishte shumë e forte, ishte një ndeshje shumë e mirë”, shprehet basketbollistja.

Në kampionatin europian U-16 divizioni C morën pjesë 6 ekipe ku në vend të tretë doli Malta ndërsa Shqipëria arriti të mundte Moldavinë duke siguruar kështu vendin e pestë.

Top Channel