Në vendin tonë vazhdojnë të jenë aktive disa vatra zjarri, duke filluar që veriu I vendit e deri në zonën e Myzeqës. Situata më problematike duket se paraqitet në qarkun e Durrësit. Qarku i Durrësit po përballet me disa vatra zjarri. Prej 24 orësh vazhdon zjarri në kodrat e Lalëzit.

Burimet logjistike dhe njerëzore të të 3 stacioneve zjarrfikëse që ka qarku së bashku me stacionin e Autoritetit Portual, janë në terren në operacionet për fikjen e zjarreve. Situata në Gjirin e Lalzit paraqitet problematike, pasi terreni është i vështirë dhe favorizohet edhe nga era.

Në Lalëz të Ishmit zjarri sic TCh raportoi dhe një ditë më parë ka rënë në zonën kodrinore ku ka pisha dhe shkurre, po nuk ka banesa përreth. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 7 zjarrfikëse. Në fshatin Shetaj të Ishmit është riaktivizuar vatra dhe po punohet me një zjarrfikëse aktualisht. Edhe në Manëz, pranë kampit të muxhahedinëve ka një tjetër vatër dhe po punohet me një zjarrfikëse. Në Durrës një tjetër zjarr ka rënë në lagjen 18 të qytetit, pranë Kryqit të Kuq.

Për shkak të situatës problematike në Gjirin e Lalzit, pjesa më e madhe e forcave janë përqëndrua në këtë vatër.

Ndërkohë dhe në Krujë po ndërhyhet në shuarjen e 2 vatrave, njëra pranë guroreve ku punohet me 3 zjarrfikëse.

Ndërkaq edhe një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Krujës ku një zjarrfikëse ka shkuar për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë dy vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive kodrat e fshatit Peshtan në fier, zjarri fillimisht ka rene ne toka me shkurre e me pas  i ndihmuar dhe nga era është perhapur ne tokat e mbjella me ullinj, duke rrezikuar dhe disa banesa aty pranë. Banore te zonës dhe zjarrëfikes jane duke punuar për fikjen e zjarrit. Nuk dihet akoma nga se munde te jete shkaktuar zjarri

Një vatër zjarri ne një sipërfaqe të pyllëzuar është regjistruar ne zonën e Oroshit ne Mirdite. Forcat zjarrfikëse ndodhen ne terren për te bere te mundur neutralizimin e vatrës se zjarrit.

Zjarri po përhapet me shpejtësi i ndikuar edhe nga era e fortë, si dhe terreni i thyer vështirëson futjen e automjeteve zjarrfikëse ne zone.

 

 

Top Channel