Ministri i Jashtëm i Ukrainës i bën thirrje BE-së: Më shumë armë dhe sanksione kundër Rusisë

18/07/2022 15:46

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dërgojë armë shtesë në vendin e tij dhe të vendosë sanksione të tjera ndaj Rusisë.

“Sot, iu drejtova ministrave të BE-së në Këshillin e Punëve të Jashtme. Mesazhi im kryesor: armët për Ukrainën, sanksionet ndaj Rusisë dhe përgjegjësia për Rusinë janë tre mënyrat për të rivendosur paqen, për të rritur sigurinë dhe për të mbrojtur stabilitetin në Evropë”, shkroi Dmytro Kuleba në Twitter.

Sipas CNN, duke iu drejtuar çështjes së sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë ai ka kërkuar gjithashtu që BE-ja të mbështesë Gjykatën Speciale që është marrë me krimet e luftës.

“I inkurajoj shtetet e BE-së të mbështesin Gjykatën Speciale për Krimin e Agresionit kundër Ukrainës”, shkroi Kuleba.

Top Channel