Modelja dhe prezantuesja Armina Mevlani, është shprehur së fundmi e lumtur për partnerin e saj Shkelzen Berishën dhe se tani ka të gjitha gjërat, përfshirë edhe punën që lidhet me atë që ka dashur të bëjë gjithnjë.

Gjatë një bisede me fansat në Instagram, ajo është pyetur për jetën, nëse nuk do e njihte partnerin e saj, ku modelja tha se do të ishte duke studiuar për modë ose për film.

Përgjigja e plotë e Mevlanit:

“Mendoj që do kisha studiuar jashtë për Master, diçka e lidhur me modën ose filmin pasi në atë periudhë punoja në një reviste mode dhe më ishte kthyer në pasion.

Planet e mia ishin Londra ose Milani sepse gjatë kohës së Miss Ëorld pata edhe oferta të punoja në këto vende për fotomodele, por nuk ishte ajo që doja të bëja në jetë.

Ndihem më shumë me fat që e kam njohur dhe sërish punoj në modë dhe televizion.

Nuk ka gjë më të bukur se sa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës.

Tani Masteri mbeti në plan të dytë për modë do e bëj së shpejti”.

Top Channel