Shtimi i rasteve me covid po reflektohet edhe në farmacitë e kryeqytetit, si ndalesa e parë e shumë prej të infektuarve, të cilëve sapo ju shfaqen simptomat drejtohen për të marrë medikamente.

Covid vetë është një virozë dhe ka një shtim të personave që hyjnë në farmaci, janë dyfishuar apo trefishuar ne krahasim ne ditët e mëparshme kur nuk ishte kjo situate, shtimi i është i dukshëm, është i ndjeshëm. Në këtë periudhe medikamentet me te shumta janë ato që ndihmojnë simptomat si dhimbje fyti,dhimbje  koke rrjedhje hundesh, djersitje. Nuk ka pasoja shume te renda për shëndetin, prandaj ndihmën e parë pjesa më e madhe e marrin ne farmaci”, shprehet farmacistja Teuta Maçi.

Për të ndihmuar me imunitetin, për shumë të infektuar mjekët japin në recetë edhe vitaminat. Por kërkesat në farmaci në këtë periudhë nuk janë të njëjta krahasuar me dy vitet e fundit.

“Nuk ka kërkesa si vitet e mëparshme për vitamina. Çdo virozë jep rënie imuniteti dhe pacientet kërkojnë herë pas here vitamina, por nuk është kërkesa e vitaminave si fillimet e pandemisë, gjendja është normalizuar. Nuk ndihet ende mungesat e barnave që trajtojnë virozën e covidit, se tani po e kalojnë shumicën e rasteve pa vështirësi, paracetamoli, ibuprofeni janë në gjendje”.

Numri i rasteve aktive me covid ka shkuar mbi 5 mijë me shpërndarje në thuajse 90% të bashkive të vendit, por numrin më të lartë e ka Tirana me 3500 të infektuar.

Top Channel