Shkon në 25 numri i viktimave, pas goditjes së raketës ruse në Vinnytsia

19/07/2022 15:59

Numri i viktimave nga një sulm me raketa ruse në Vinnystia të enjten e kaluar është rritur në 25.

“Për fat të keq Natalia Falshtynska një neurologe, që punonte në klinikën “Neuromed”, e cila ishte në epiqendrën e shpërthimit ka vdekur”, tha kreu i administratës ushtarake të rajonit Vinnytsia, Serhii Borzov, sipas CNN.

Falshtynska po trajtonte pacientët në klinikë kur raketa goditi, duke lënë pas tre fëmijë.

Të paktën 54 persona të plagosur mbeten të shtruar në spital, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

“Tetë prej tyre janë të plagosur rëndë, duke përfshirë një vajzë 20-vjeçare në gjendje kritike, e cila ka djegie në 98% të trupit të saj. Katër pacientë me djegie të rënda u transportuan në klinikën e qendrës së djegies në Lviv”, tha Borzov.

Top Channel