Konferenca e parë ndërqeveritare/ Rama: E vështirë të besohet se po ndodh! BE është ëndrra jonë

19/07/2022 12:09

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për shumë kohë luftuam kundër besimit se nuk do ndodhte. Nuk na ka shkuar në mendje të hiqnim dorë. Ka një besim që I mbijeton mosmarrëveshjeve tona, nuk ka rrugë tjetër vec BE. Është ëndrra jonë, misioni fati ynë.” -keshtu u shpreh kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij në konferencën e parë ndërqeveritare ne Bruksel. 

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për mjaft kohë ne luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare, megjithatë të hiqnin dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian, është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë, është fati ynë!

Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Europa është e para herë që për ne të gjithë të kishim një zgjedhje të lirë dhe zgjidhëm t’i japim gjithçka Evropës, e bëmë sepse besojmë në këtë hapësirë lirie, paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë, por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë në rajonin tonë. Një mënyrë që shkëputet një herë e përgjithmonë me të kaluarën.”- u shpreh Rama

Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore shefja e diplomacisë Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi.

Ndërsa delegacioni i BE kryesohet nga Kryeministri i Çekisë, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin Varhelyi.

Top Channel