“Jemi këtu për të punuar”/ Tension në stërvitjen e Lazios, trajneri Sarri ndërpret seancën!

19/07/2022 14:07

Marrëdhënia mes tifozëve të Lazios dhe Francesco Acerbit është acaruar së tepërmi nga sezoni i fundit.

Episodi i fundit i tensionit mes palëve është regjistruar në mëngjesin e së martës teksa një grup tifozësh ishin prezentë në stërvitjen e skuadrës para startit të sezonit.

Por, sapo në fushë ka zbritur Acerbi nisën protestat ndërsa në një moment të caktuar trajneri Mauricio Sarri e ka pasur të pamundur për të vijuar punën dhe ka ndërprerë seancën stërvitore teksa është afruar të flasë me ultrasit.

“Ne jemi këtu për të punuar”, iu është drejtuar Sarri tifozëve të cilët janë bindur nga trajneri.

Megjithatë, në një situatë të tillë, këto ditë mund të jenë edhe të fundit për Acerbin te Lazio i cili ka një propozim nga Milan ndërsa një opsion është edhe Inter.

Top Channel