Rama para mbajtjes së konferencës: Nuk kemi humbur kohë, u kemi paraprirë bisedimeve

19/07/2022 11:52

Pak para nisjes së konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel, kryeministri Edi Rama tha para gazetarëve se Shqipërua nuk ka humbur kohë por ka punuar njësoj si të ishin hapur negociatat.

Ai tha se Shqipëria jo vetëm hyn në vendet negociuese për anëtarësimin në BE, por është përmirësuar në aspektin e rëndit ligjor dhe të drejtësisë.

Ajo që ka shumë rëndësi të thuhet sot, siç e kemi thënë më parë ne nuk kemi humbur kohë, nuk kemi pritur që të fillohen formalisht negociatat për të çuar më tutje, njësoj si negociatat të ishin hapur. Shqipëria sot jo vetëm hyn në katërshen e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim por në aspektin e më të rëndësishëm, rendit ligjor dhe drejtësia, jemi në pararojë të të gjithave”, tha Rama para gazetarëve.

Shqipëria nis sot bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.

Top Channel