Në konferencën e përbashkët pas çeljes së negociatave me BE, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, vuri theksin se klasteri i parë dhe i fundit i negociatave është shteti ligjor.

“Sipas metodologjisë së re klasteri i parë dhe i fundit është shteti ligjor. Gjendja e gjyqësorit do të diskutohet. Ne nuk kemi për t’u prapsur në kërkesat tona, duhet të ketë prova.” u shpreh Varhelyi.

Ndërkohë për kreun e qeverisë, kërkesa për të hapur procese dhe për të ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë të përjashtuar nga vetting është një kërkesë e kahershme e BE, dhe është krejt e natyrshme që në këtë rast është në sinkron të plotë me kërkesën e popullit shqiptar që e mbështeti reformën në drejtësi

“Kërkesa për të hapur procese dhe për të ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë të përjashtuar nga vetting është një kërkesë e kahershme e BE, dhe është krejt e natyrshme që në këtë rast është në sinkron të plotë me kërkesën e popullit shqiptar që e mbështeti reformën në drejtësi. Unë besoj se tanimë e kam mësuar si funksionon BE, cdo gjë e shkruar është pjesë e memories së Komisionit. Komisioneri tha dicka të rëndësishme. Negociatat janë një instrument transformimi i përditshmë. I kemi kërkuar me ngulm, ka të bëjë me faktin që negociatat janë një transferim dije i pazëvendesueshëm që nuk e gjen dot në asnjë realitet të botës politike. Duhet te kemi parasysh se cdo hap në negociata përbeën një mundësi të re për të cuar përpara aspektet e jetës së vendit.” U shpreh Rama.

Top Channel