Gjyqi për bananet e zhdukura/ Bashkëshortes së të arrestuarit i bie të fikët në mes të seancës

19/07/2022 14:38

Duke qëndruar për orë të tëra në temperatura të larta në pritje të përfundimit të seancës për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për 20 të arrestuarit, bashkëshortja e një prej të arrestuarve e tronditur dhe nga vendimi i gjykatës ka pësuar gjendje të fikëti.

Sot, Gjykata e Durrësit lë në burg 8 nga 20 të arrestuarit e kontenierit me banane, ndërsa të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë.

Gjykata e Durrësit la në fuqi kërkesën e prokurorit Afrim Shehu që kërkoi masën e sigurisë arrest në burg për 8 nga 20 të arrestuarit, konkretisht për Gentian Halilin, operator i kompanisë  Mariner, Rajd Bletën, punonjës i FSP, Gjergj Doraci, FSP, Shefqet Elezin, Profit Tola, Skënder Plaku, FSP, si dhe Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata, punëtorë te kompanisë ”Zico” sh.a.

Për Armand Murataj, Adi Qevanaj, Shpëtim Hajdinin, Adem Brasha, Veis Kucin dhe Jurgen Gjecci akuza kërkoi pezullim nga ushtrimi i detyrës a shërbimit publik dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore.

Ndërkohë për shtetasit Azgan Zeka, Kastriot Duccka, Mentor Dyrmishi, Ali Bajrami, Klaudio Lala dhe Andrea Xhavara u kërkua vetëm masa e sigurisë ”detyrim paraqitjeje”.

 

Top Channel