Ministri i Jashtëm çek: Shqipëria duhet të zbatojë reformat në fushat e sundimit të ligjit dhe të luftojë krimin e organizuar

19/07/2022 13:08

Jan Lipavský, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë u shpreh se është i gëzuar që çasti historik i hapjes së negociatave po ndodh në presidencën çeke.

Në fjalën e tij në konferencën për shtyp, ministri çek ritheksoi edhe njëherë se Shqipëria duhet të plotësojë reformat në fushat e sundimit të ligjit dhe të luftojë krimin e organizuar, për të qenë më pranë BE.

Ministri i Jashtëm çek: Maqedonia e Veriut ja doli të niste procesin e integrimit po sot, bashke me Shqipërinë. Mbështetja e BE-së për integrimin, Shqipëria ka qëndruar pranë fqinjëve në kohë të vështira. Jam i gëzuar që ky çast historik po zhvillohet gjatë presidencës çeke. Hapja e negociatave ndodh një një çast kur fuqizimi i marrëdhënieve tona është më i madh. Vendet e BP pritet të zotohen si anëtar të ardhshëm të BE-së. Ne inkurajojmë Shqipërinë, është vend kandidat prej 2004. Mirëpresim vendosmërinë dhe presim zotime të vazhdueshme për të kryer reforma të nevojshme. BE do mbështesë Shqipërinë në përmbushjen e kushteve të anëtarësimit. Shqipëria duhet të përfaqë reformat, gjyqësore, kundër krimit të organizuar, si dhe kriteri ekonomik. Ju uroj më të mirën dhe faleminderit shumë. Jam i i lumtur që kjo po ndodh.

Top Channel