“E ka partnere”/ Takimet speciale dhe “hoteli” në qeli, drejtori i policisë së burgut e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse… Shorteu publik është hedhur këtë të martë, për familje të tjera të Manzës të cilat do të strehohen në lagjen e re.
As në këtë fazë të shorteut nuk janë përfshirë familjet që jetojnë në konteinerë, pranë shkollës së Manzës.
Kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga tërmeti, të tjera familje i janë nënshtruar shorteut për të siguruar një apartament në lagjen e re të ndërtuar në Manëz.
Tetë familjet pjesëmarrëse në këtë shorte iu gëzuan faktit që së shpejti do të hyjnë në apartamentet e reja.
Manza ishte një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti, ndaj u vendos të ngrihet një lagje e re me 9 pallate për të strehuar familjet që mbetën pa banesë si pasojë e fatkeqësisë natyrore.
Ndërkohë ka mbetur ende i pazgjidhur strehimi i afro 14 familjeve që jetojnë në konteinerë në Manëz.
Këto familje kanë banuar në godinën e ish-hotelit të minierës dhe për shkak të një problemi pronësie të godinës ku ata jetonin nuk janë përfshirë ende në listat e përfituesve të apartamenteve të reja.
Situata e tyre kërkon një trajtim të veçantë nga bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Durrësit, që duhet të marrë një vendim për strehimin edhe të këtyre banorëve në lagjen e re e cila është e pajisur me ambiente shërbimesh dhe fusha sportive, për të ofruar një cilësi më të mirë të jetës në komunitet.
Në lagjen e re të Manzës për familjet e dëmtuara rëndë nga tërmeti janë ndërtuar 226 apartamente në 9 godina, për shpërndarjen e të cilave është hedhur short publik i ndarë në disa faza.
Top Channel