Sot është riaktivizuar zjarri në lagjen ‘Nën Tereza’ në Lezhë, shumë pranë banesave dhe bizneseve.

Sikurse duket edhe në pamjet, zjarri rrezikon seriozisht vilat të cilat ndodhet afër pishave, teksa flakët favorizohen nga era.

Aktualisht po digjet një pjesë e kurorës me pisha, ndërsa në terren po punojnë për shuarjen e flakëve zjarrfikësit dhe strukturat e tjera vendore.

Flakët u riaktivizuan vetëm pak orë pas shuarjes, pasi rreth orës 4:00 të mëngjesit të kësaj të marte u bë e mundur të izolohen dhe vatrat në kurorën me pisha në këtë zonë.

Top Channel