Qëllohet me armë ndaj një lokali në Shkodër, autori në kërkim
19/07/2022 11:13
Ditën e djeshme është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër.
Policia bën me dije se biznesi është në pronësi të një 56-vjeçari me iniciale T.P.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.