Malajzia sekuestron konteinerin me pjesë kafshësh me vlerë 18 milionë dollarë

18/07/2022 22:57

Zyrtarët e doganës malajziane sekuestruan  një sasi të madhe të pjesëve të rralla të kafshëve, duke përfshirë brirë elefantësh e rinocerontësh me vlerë 18 milionë dollarë që mendohet se kanë ardhur nga Afrika.

Autoritetet penguan një tentativë kontrabande më 10 korrik, duke zbuluar ngarkesën e paligjshme në Port Klang, në bregun perëndimor të Malajzisë, të fshehur në një kontejner së bashku me lëndë drusore.

Johan: Ky është operacioni jonë më i madh deri tani. Ekipi  monitoroi një anije që mbante tre kontejnerë ‘të rrezikshëm’ që besohej se kishin origjinën nga Afrika. U krye një inspektim duke përdorur një makinë skanimi.

Kombi i Azisë Juglindore është një qendër për trafikimin e kafshëve të egra, me pjesë të kafshëve që dërgohen përmes vendit në tregjet fitimprurëse rajonale. Ndërkohë Nuk ka pasur të arrestuar për sekuestrimin.

Ngarkesa përfshinte rreth 6,000 kilogramë  pjesë ,29 kilogramë brirë rinocerontësh, 100 kilogramë luspa të pangolinës dhe 300 kilogramë kafka kafshësh dhe eshtra të tjera.

Pjesët e kafshëve të tilla janë të njohura në vendet ku ato përdoren në mjekësinë tradicionale, duke përfshirë Kinën dhe Vietnamin.

Top Channel