Merr flakë mjeti në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet tërësisht

19/07/2022 09:29
Foto Ilustruse

Një automjet ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të martën në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin J. S.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel