Aktivizohen vatra të tjera/ Zjarri përfshin parcelat e rrugës Lezhë-Milot, kalimi vetëm me një sens

18/07/2022 22:21

Disa vatra të tjera zjarri janë aktivizuar në Lezhë.

Zjarri është aktivizuar në parcelat anësore të segmentit  rrugor Lezhë- Milot.

Zjarri po favorizohet nga e ra e fortë dhe kalimi po bëhet vetëm me një sens, ndërsa janë krijuar radhë të gjata trafiku.

Sipas informacioneve, po punohet vetëm me një zjarrfikës, ndërsa rrezikohet një banesë.

Janë angazhuar banorët dhe një biznes pranë për fikjen e zjarrit pasi nuk ka forca zjarrfikse në pjesën e rrugës.

Top Channel