23:03
Zakharova akuzon Greqinë për propagande antiruse, kundërpërgjigjet Athina
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një postim të saj në faqen e ambasadës ruse në “Facebook”, ka akuzuar Greqinë, ku sipas saj, po zhvillohet një fushatë e paprecedentë antiruse, duke theksuar ndër të tjera se “zyrtarët e lartë të Athinës i lejojnë vetes të bëjnë akuza të rënda kundër Rusisë dhe lidershipit të saj”.