Muzeu i Akademisë së Filmit në Los Anxhelos ka sjellë në qendër të vëmendjes kinemanë afrikano-amerikane me ekspozitën “Rigjenerimi: Kinemaja e Zezë 1898-1971”. 

Kjo ekspozitë eksploron vendin e artistëve afrikano-amerikanë të filmit në kinema, që nga fillimi i formës së artit deri në vitet 1970.

“Për herë të parë, ne tani mund të shohim rolin e madh tek filmat amerikanë të aktorëve afro amerikanë në kinema”, thotë regjisorja Ava DuVernay

Doris Berger, Kuratore e ekspozitës thotë :

“Dëshirojmë t’ju japim një pasqyrë mbi arritjet, si dhe sfidat e kineastëve afrikano-amerikanë në Kinemanë amerikane, që nga fillimi i krijimit të filmave në kinema në Shtetet e Bashkuara në fund të shekullit të 19-të, deri në vitet 1970, që është agimi i ‘epokës së Blaxploitation’, siç quhet zakonisht.”

Ndërsa Rhea Combs, drejtoresha e ekspozitës shton se është gjithashtu e rëndësishme të zgjerojmë mënyrat në të cilat ne e kuptojmë kinemanë amerikane.

Top Channel