Dëmtimi i një titullari trondit Sevillan, humbet Botërorin e Katarit

18/08/2022 17:24

Lajm i keq për Sevillan dhe trajneri Jule Lopetegui. Ekipi andaluzian ka humbur shërbimet e Jesus Corona, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju.

Anësori i djathtë meksikan, i cili u transferua nga Porto te Sevilla në merkaton e janarit, ka thyer kyçin e këmbës dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave 4-5 muaj.

29-vjeçari numëron 67 ndeshje dhe 10 gola me kombëtaren meksikane. Ai ka humbur pjesëmarrjen në Kupën e Botës Katar 2022, aty ku Meksika është pjesë e grupit C bashkë me Argjentinën, Poloninë dhe Arabinë Saudite.

“I urojmë lojtarit shërim të shpejtë”, lexohet në postimin e klubit iberik në faqen zyrtare. Sevilla e filloi keq sezonin e ri në La Liga.

Djemtë e Lopeteguit u mposhtën 2-1 në Osasuna, ndërkohë që të premten presin në shtëpi Valladolid, sfida e javës së dytë në kampionatin spanjoll.

Top Channel