Arsyen përse është ende beqare, Ronela Hajati na e tregon në mënyrën më ‘funny’ të mundshme

19/08/2022 16:38

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’.

Si kanë qenë edhe më të fundit, ku me anë një serie fotosh në Instastory, ku ka bërë mimika nga ato që të shkrijnë së qeshuri, Roni na ka ‘zbuluar arsyen’ përse është ende beqare, shkruan Top Albania Radio.

“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë human… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar… Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Po mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”.

Top Channel