Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur në qendër të qytetit të Burrelit me armë zjarri në brez.

Në pranga ra I. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.

I riu akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel