“O të degjeneruar”/ Policja e Elbasanit që bashkëjeton me gjarprin revoltohet me gazetarët: Ç’kërkoni ju, zero vrasje?

19/08/2022 10:05

Anisa Kostani, policja nga e Elbasanit e cila është e njohur për shkak se bashkëjeton me një gjarpër, ka reaguar e revoltuar dhe me gjuhe fyese ndaj gazetarëve që sipas saj po nxijnë punën e policisë në qytetin e Elbasanit.

Reagimi i saj vjen pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, ku shprehet se  blutë e Elbasanit janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat  dhe ata që i kanë marrë provimet nga profesorë Don Zhuanë” nuk e shohin.

Në reagimin e saj në rrjetet sociale, policja thotë se kolegët e saj në Elbasan nuk kanë bërë kurrë një punë më të shkëlqyer dhe nuk ka pasur kurrë kaq arritje, por sipas saj gazetarët nuk duhet të pretendojnë të mos ketë vrasje e krime, sepse këto në argumentimin e saj ndodhin vetëm në parajsë.

Duke marrë shkas nga disa pseudo gazetarë/e, që iu duket vetja si të arrirë në profesion, por në fakt në shkrimet e tyre nuk shpalosin gje tjetër veç se inat personal dhe injorancë, ju bej me dije se:

Policia Elbasan nuk ka qenë asnjëherë kaq aktive sa sot, nuk ka pasur asnjëherë kaq arritje sa sot, po ç’kërkoni ju? Zero vrasje, zero plagosje, zero do lloj krimi tjetër vetëm në parajse ka; nëse e keni me qejf jeni të lirë të shkoni, por kujdes mos digjeni ne Ferr rrugës!

E nëse do t’ju drejtohesha dhe Unë me të njëjtin fjalor si ju,edhe pse s’ma lejon etika, por po e bëj sepse s’po mbaj rezerva me ju të degjeneruar; i keni pas profesorët Don Juan-a që ju kanë dhënë shkollën, sepse me e pas marrë me meritë, të paktën do dinit te artikuloheshin dhe mos te paragjykonit, por të shihnit statistikat dhe te vinit me nje gjykim. E kjo quhet punë, jo “llogjet e kafeve” që shkarravisni ju si kodra pas bregut lart e poshtë neper rrjete sociale, mendoj për të vetmen arse që të merrni pak vëmendjen e munguar. Nëse dëshironi, ua jap unë këtë mundësi duke ju bërë dhe tag, sepse kam jo pak shikueshmëri. Banorët e Elbasanit duhet të ndërgjegjësohen  e të kulturohen që në vogëli; e kjo është punë individuale dhe e familjes, jo e Policisë, por tashmë keni mësuar mirë të drejtoni gishtin drejt Policisë, sepse aq dini dhe aq bëni!“- shprehet e revoltuar policja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🧊Ice Queen🧊 (@anisa_kostani)

Top Channel