Guterres: Dëmtimi i uzinës Zaporizhzhia do të ishte vetëvrasje

18/08/2022 19:17

Shefi i OKB-së Antonio Guterres u shpreh ditën e sotme gjatë një takimi në Ukrainë me Zelesnkyn, se dëmtimi i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia në Ukrainë do të ishte “vetëvrasje”.

Guterres është shprehur për gazetarët në Lviv se ishte “shumë i shqetësuar” për situatën në uzinë dhe tha se duhej çmilitarizuar.

“Ne duhet ta themi ashtu siç është – çdo dëm i mundshëm në Zaporizhzhia është vetëvrasje.”- tha ai.

Guterres shton se objekti nuk duhet të përdoret si pjesë e “ndonjë operacioni ushtarak” dhe se marrëveshja nevojitet urgjentisht për të rivendosur infrastrukturën thjesht civile të Zaporizhzhia dhe për të garantuar sigurinë e zonës.

Top Channel