Nottingham Forest, i dyti në Angli për shpenzime me 143.5 milionë stërlina

19/08/2022 13:46

Nottingham Forest vijon punën në merkato dhe tani ka bërë goditjen e 16-të. Bëhet fjalë për Morgan Gibbs White, që tashmë është zyrtarizuar.

Anglezi ishte pjesë e Wolves dhe me sezonin e ri që ka nisur në Premier League ka qenë pjesë e skuadrës në të dyja ndeshjet, ndërsa sezonin e fundit e ka luajtur në Championship, me Sheffield Utd, ku në total është aktivizuar në 37 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola.

SuperSport shkruan se kështu Wolves humbet një element cilëson në merkato, ndërsa Nottinghami është pa frena në afatin kalimtar të transferimeve.

Deri më tani në Angli, Nottinghami për nga numri e transferimeve ndiqet Fulhami dhe Leeds United me nga tetë të tilla.

Nottinghami u rikthye pas 23 vitesh në Premier League dhe siguroi fitoren e parë në shtëpi përballë Wast Hamit me rezultatin minimal 1-0, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë përball Evertonit.

Top Channel