Ndryshimet ligjore të socialistëve që synojnë heqje mandati për bashkëpunëtorët dhe të favorizuarit e ish-sigurimit  të shtetit mund të kundërshtohet në Gjykatën e Strasburgut.

Sali Berisha  nuk është dakord me “lustracionin” që propozojnë të majtët, pasi sipas tij ligj i propozuar është i paplotë dhe nuk zbaton standardet e së drejtës europiane.

“Kemi qene dhe jemi dhe do jemi për lustracion, natyrisht për të mos bërë politike por për të qenë realist Gjykata e Strasburgut dhe Kom Venecias kanë disa standarde për këtë process jashtë të cilave sbën dot”, tha Sali Berisha.

Socialistet sipas Berishës nuk duan të bëjnë lustracion të plotë, por po bëjnë një ligj nominal për Ilir Metën.

Amendamentet ligjore të socialistëve parashikohen të jenë shtojcë e ligjit të dekriminalizimit. Një tjetër pikë që për Berishën e bën ligjin e atakueshëm.

“Atë që bën PS ai duket që është ligj që po ta quajmë ndryshe është ligji anti-Meta. Natyrisht në dijeninë time, dekriminalzimi përgjegjësin kryesor ka Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. KQZ dhe mundet Prokuroria sipas rastit kur i detyrohet. Ndaj sbëhen sallate ligjet, por ligji nëse jemi të vendosur për të bërë lustracion ligji duhet të këtë për institucion një institucion të veçantë atë të Hapjes së Dosjes”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha paralajmëroi që grupimi i tij nuk do e votojë nismën e socialistëve për sa kohë sipas tij nuk ofrohet një lustracion i plotë, por targeton persona të veçantë.

Top Channel