Kalimi tek United, Ancelotti: Çfarë më tha Casemiro në mëngjes

19/08/2022 16:18

Largimin e Casemiros e konfirmon edhe Carlo Ancelotti. Manchester United ka ofruar 70 milionë euro + bonuse për kartonin e “shkatërruesit” brazilian, të cilin e pret një kontratë 4+1 me 18 milionë euro në sezon.

Unë dhe klubi e mirëkuptojmë, duhet ta respektojmë dëshirën e tij duke marrë parasysh atë që ka dhënë për Realin dhe trofetë që ka fituar këtu.

Klubet po negociojnë, lojtari dëshiron të largohet. Nëse ikën, ne kemi ende burim për ta zëvendësuar”, komentoi trajneri italian në lidhje me mesfushorin e kombëtares braziliane./ SuperSport

Top Channel