Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është takuar sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev.
Pas bisedimeve tre-palëshe ku ishte pjesëmarrës edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, Turqia dhe Ukraina kanë arritur disa marrëveshje bilaterale.
Në këtë kontekst, marrëveshja mes Turqisë dhe Ukrainës për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov dhe ai i Tregtisë, Mehmet Mus.
Marrëveshja do të krijojë një Task Force midis dyja vendeve për rindërtimin e Ukrainës.
Task-Forc do të koordinojë rindërtimin e objekteve me rëndësi sociale dhe ekonomike në Ukrainë, si rrugët, urat, infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrike, spitalet dhe shkollat.
Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Top Channel