Tirana do të presë më 26, 27 dhe 28 gusht “Sunny Hill Festival”.

Një nga të ftuarit e veçantë që do të performojnë për dashamirësit e muzikës elektronike do të jetë dhe DJ I njohur në të gjithë botën, Robbert van de Corput, I njohur si Dj. Hardwell.

Organizatorët e “Sunny Hill Festival” shkruajnë se Dj. Hardwell do të sjellë për publikun shqiptar këngët e tij më të mira elektronike duke sjellë mjaft energji.

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Top Channel