Gerard Pique thuhet se po takohet fshehurazi me një studente 23-vjeçare që studion marrëdhënie me publikun, dy muaj pasi u zbulua ndarja e tij me këngëtaren Shakira.

Në qershor u njoftua se artistja kolumbiane dhe futbollisti i Barcelonës, ishin ndarë pas 11 vitesh dhe këtë e njoftuan përmes një deklarate publike.

Por Gerard me sa duket tashmë është larguar nga partnerja i tij afatgjatë pasi “The Sun” raporton se ai ka krijuar një romancë të re me Clara Chia Marti, të cilën ai thuhet se e ka takuar ndërsa ajo ishte duke punuar në kompaninë e tij të prodhimit “Kosmos”.

Ndërsa ndarja e tij nga Shakira u zbulua vetëm në qershor, tabloidi britanik raporton se Gerard dhe Clara, e cila është 12 vjet më e re, janë takuar me njëri-tjetrin ‘për muaj të tërë’.

Top Albania Radio shkruan se pas këtyre raportimeve dalin dhe disa detaje të reja, ku thuhet se e dashura e re e futbollistit ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtaren kolumbiane.

Mediat kanë qenë të zënë duke u përpjekur të zbulojnë identitetin e saj, me “The Sun” duke zbuluar imazhin e parë të partneres së re të Pique, 23-vjeçares Clara Chia Marti.


Më herët ajo fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira.

Kjo nuk e ka penguar që të shihet në mbarë botën një foto e saj, e cila e tregon me flokë të gjatë, bionde dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari i Barcelonës tashmë ka prezantuar të dashurën e re me prindërit, së bashku me dy fëmijët e tij, Sasha dhe Milan.

Çifti u takuan përmes kompanisë së Pique, Kosmos, dhe me një burim që tha për “The Sun”, ata janë bashkë prej muajsh.

Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon edhe për të në zyrën e tij, duke organizuar evente.

Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh.

Top Channel