Një administrator farmacie dhe një 27-vjeçare farmaciste janë arrestuar nga policia e Tiranës  për shkak të ilacceve kontrabandë.

Në pranga ra Ermir Haxhiaj, 44 vjeç, administrator farmacisë dhe Geriana Bendaj, 27 vjeçe, me profesion farmaciste.

Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”,  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.

Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në farmaci, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel