U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Pesë persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë nxjerrë nga banesa dy motra me pretendimin e ndërtesa është e tyre.
Shtetasit me iniciale G. L. 50 vjeçe, Sh. G. 59 vjeçe, banuese në Tepelenë dhe V. C. 60 vjeçe, A. G. 34 vjeç e A. I. 42 vjeçe, banues në Tiranë, rezultuan se ishin aktualisht në proces gjyqësor për pronësinë e shtëpisë.
Këta persona më datën 18.08.2022, në fshatin Progonat të Tepelenës kanë hyrë me dhunë në banesën ku aktualisht banon 58-vjeçarja me iniciale A. H. dhe e kanë nxjerrë atë me dhunë nga banesa, për të cilën ata pretendojnë se është në pronësi të tyre.
Për pasojë, është dëmtuar në dorë motra e 58-vjeçares, shtetasja me iniciale V. D.
Për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, materialet në ngarkim të pesë personave i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel