E mërkurë, 14 Shtator 2022
13:52
“Yjet” e futbollit, pre të grabitësve! Viktima e radhës, sulmuesi i Bayernit

Nga gëzimi i fitores në Champions League ndaj Barcelonës te shqetësimi për vjedhjen që i bënë në banesën e tij.

13:41
Do të ndihmonte 10 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 39 vjeçari

Një 39-vjeçar është vënë në pranga, pasi transportonte 10 emigrantë të paligjshëm të cilët do t’i ndihmonte të kalonin kufirin përkundrejt fitimit.

13:31
​Qeveria e Kosovës i hap rrugë themelimit të Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.

13:28
“Je shumë e vjetër për DiCaprion”/ Komediani i njohur vë në siklet aktoren Zendaya

Së fundmi, komediani Kenan Thompson gjatë çmimeve Emmy bëri disa batuta me faktin se ylli hollivudian Leonardo DiCaprio lidhet vetëm me vajza nën 25 vjeçe.

13:24
Takimi Rama-Kurti: Diskutime rreth sulmeve kibernetike dhe situatën energjetike 

Ditën e djeshme është mbajtur një takim midis kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

13:13
Reforma Territoriale/ Propozimi i Berishës: 95 bashki dhe 5 rajone. Ja si ndahet Tirana

95 Bashki dhe një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone, është ky propozimi i grupit të deputetëve demokratë të drejtuar nga Sali Berisha.

13:10
Rritja e sigurisë kibernetike/ Peleshi: Projekt me vlerë 24 mln $, me ndihmën e aleatëve. Sistemet ushtarake s’u prekën nga sulmi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, tha se qeveria po bashkëpunon me aleatët ndërkombëtarë në betejën për të forcuar sigurinë kibernetike në vend.

13:03
Pa ndërtesat luksoze dhe makinat e shtrenjta, fotografitë që tregojnë një Dubai ndryshe

Shumica e fotografëve preferojnë të tregojnë luksin dhe shkallën e madhe për të cilën njihet Dubai sot,  duke nisur që nga ndërtesat madhështore e deri tek ato më të veçanta në të gjithë botën.

13:00
Deputeti serb ia thotë në sy Vuçiçit: Serbët e Kosovës po kërcënohen nga Radojiçiç

Në seancën e fundit të Parlamentit të Serbisë, përveç Shaip Kamberit, deputetit të vetëm shqiptar që i tha në sy Aleksandar Vuçiçit se s’ka çka kërkon në Kosovë, ishte edhe një deputet serb që i ia numëroi presidentit serb të vërtetat që publiku në Serbi privohet t’i dijë.

12:39
Miratohet vendimi, Ibrahimaj: Rriten pensionet dhe paga minimale, përfitojnë 900 mijë qytetarë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve.

12:31
Zyrtare/ Talenti i Barçës me kontratë të re deri në vitin 2026, klauzolë largimi 1 miliard euro

Gavi do të luajë për Barçën të paktën deri më 30 qershor 2026. Pas shumë muajsh negociatash dhe pritjes për zgjidhjen e problemeve të “Fair Play”, Barcelona njoftoi këtë të mërkurë se Gavi do të nënshkruajë rinovimin e kontratës me klubin, këtë të enjte, në orën 18:00, në “Spotify Camp Nou”, në prani të publikut.

12:30
Maqedonia e Veriut i kërkon energji Greqisë/ Kovaçevski: Të mos ndërpritet lënda e parë gjatë dimrit

Greqia mund të ndihmojë Maqedoninë e Veriut sa i përket energjisë, linjave energjetike dhe nevojës për diversifikimin e burimeve të energjisë për shkak të infrastrukturës që po zhvillon në hartën energjetike dhe pozicionit të saj, në dobi të sigurisë së këtyre burimeve në  Evropën Juglindore ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë takimit me homologun e tij nga Shkupi, në vizitën e tij në Athinë.

12:27
Vetëm në pak sekonda rrëshqiti gjithçka/ Temperaturat e larta dhe shirat shkrijnë akullnajat nga mali

Temperaturat e larta dhe reshjet e shiut, bënë që një pjesë e akullnajave në rajonin rajonin e Patagonisë së Kilit të kthehej në një lumë.

12:27
Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, kërkohet shkarkimi i dy prokurorëve në Prishtinë

Para ndërtesës së Këshillit Prokurorial në Prishtinë, mëngjesin e 14 shtatorit u mbajt një protestë simbolike, për të kërkuar shkarkimin e prokurorit Ruhan Salihu dhe kryeprokurorit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, lidhur me dështimin për të parandaluar rastin e dhunimit të një të miture.

12:20
Rruga e lënë rrugëve/ Pikë kufitare në Zogaj të Shkodrës, aksi u ndërtua vetëm nga Mali i Zi

Në korrik të vitit 2018, pas një mbledhje të përbashkët në Shkodër, qeveria Shqiptare dhe ajo e Malit të Zi, nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një pike të re kufitare në Zogaj-Skje, që do të lidhte në pak minuta Shkodrën me trevën shqiptare të Krajës në Mal të Zi.  

12:20
“U financua nga Rusia”/ PD: Basha përgjegjës, të rihapet çështja e mbyllur me ndërmjetësimin e Ramës. Do kërkojmë audit të imtësishëm

Pas deklaratës së zyrtarit amerikan, sipas të cilit Rusia financoi PD me rreth gjysmë milioni dollarë, Sali Berisha kërkoi rihapjen menjëherë të cështjes, sipas tij të me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqtarët e korruptuar.

12:14
Paratë e Moskës dhe në Itali/ La Republica po kërkon emrat e politikanëve që janë financuar nga Rusia

Bomba plasi, në të gjitha nivelet politike dhe institucionale shkruan La Republica duke iu referuar raportit amerikan se Rusia ka shpenzuar miliona dollarë për financimin e partive politike në dhjetëra vende.

12:05
Shakira dhe Ozuna gati për bashkëpunimin që me siguri nuk do t’i pëlqejë aspak Pique-s…

Teksa Pique po shijon lidhjen e re, ylli i pop-it Shakira ka nisur këtë javë xhirimet e videoklipit të saj më të ri me këngëtarin Ozuna.

11:54
Mjeti bujqësor u përplas me motorin, me pasojë dy viktima/ Drejtuesi i zetorit nuk kishte leje drejtimi

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Zëmblak të Korçës, ku dy persona humbën jetën, pasi zetori u përplas me një motor.

11:49
Dyshimet se Rusia financoi PD-në gjatë vitit 2017, mbështetësit e Berishës kërkojnë hetim ndaj Lulzim Bashës

Edi Paloka, i cili përgjatë vitit 2017 mbante postin e kryetarit të grupit parlamentar në PD kërkon një hetim për Lulzim Bashën, pas lajmit se Partia Demokratike, në vitin 2017 është financuar nga Rusia në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

11:46
Deputeti Petro Koçi: Subjekte të krimit të organizuar sot janë kthyer në biznese legale, përfitojnë nga financat publike

Deputeti i Partisë Socialiste në Fier, Petro Koçi, ka ndezur sërish situatën me deklaratën e tij kundër Ballit Kombëtar që përfaqëson edhe një pjesë të mirë të opozitës shqiptare dhe të përndjekurve politik.

11:34
Motori përplaset me makinën, përfundon në spital drejtuesi

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku motori është përplasur me një makinë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi.

11:33
Lobimi rus në PD? Reagon krahu i djathtë i Bashës, Gazment Bardhi: Janë thashetheme

Gazment Bardhi i konsideron thashetheme, raportin e publikuar nga një zytar I lartë amerikan, sipas të cilit, Partia Demokratike është financuar nga Rusia në vitin 2017, periudhë kur në krye të saj ishte Lulzim Basha.

11:27
Dyshohet se vrau Pjerin Xhuvanin, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt

Shtyhet për të dytën herë seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekajt, i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvani në 21 Prill 2021 në Elbasan. 

11:26
Aksionarët e Twitter miratojnë marrëveshjen prej 44 milionë dollarë me Elon Musk

Aksionarët e Twitter kanë votuar për të miratuar një marrëveshje me Elon Musk për të blerë kompaninë për 44 miliardë dollarë (38 miliardë paund).

11:24
“Shërbimi ndaj Putinit ka qenë fitimprurës”, ambasada e SHBA publikon foton e zëdhënësit të Kremlinit: Fytyra e propagandës ruse

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar sot në rrjetet sociale, foton e zëdhënësit të Kremlinit Dmitri Peskov, të cikët e etiketon si Fytyrat e Propagandës së Kremlinit.

11:14
Për pak i thyen këmbët, arrestohen agresorët e sulmueses së PSG-së

Tre të rinj u arrestuan mbrëmë pranë si autorë të sulmit nëntorin e kaluar ndaj mesfushores së PSG-së, Kheira Hamraoui.

11:11
“Rusia financoi PD në 2017”/ Lulzim Basha reagon pas deklaratës së zyrtarit të lartë amerikan

“Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.” -është ky reagimi që vjen nga ish kreu I PD, Lulzim Basha pas dekalaratës së publikuar në mediat e huaja se gjatë 2017, Rusia financoi PD me rreth gjysmë milioni dollarë PD-së.

11:08
Vdekja e Mbretëreshës, Veliaj mesazh në Librin e Ngushëllimeve: I shërbeu me dinjitet dhe guxim qytetarëve të saj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

11:03
Prej 60 vitesh mbante të njëjtat këpucë, arsyeja që fshihej pas këtij vendimi të mbretëreshës Elizabet

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabet, e gjitha media është duke folur për sovranen më jetëgjatë në krye të monarkisë britanike.

10:56
Të paftuarit në funeralin e Mbretëreshës Elizabeta II

Asnjë përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia dhe Mianmari nuk është ftuar për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeta II.

10:48
Sulm kibernetik ndaj vendit të NATO-s: Dokumentet sekrete të aleancës në “Dark Web”!

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Portugalisë ka nisur me urgjencë hetimet mbi një sulm kibernetik ndaj Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të saj, përmes të cilit dokumentet e klasifikuara të NATO-s janë tërhequr e janë nxjerrë në shitje në ‘rrjetin e errët’.

10:41
Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, insistoi që shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, duhet të bëhen pjesë e familjes evropiane, sepse, siç tha ajo, pa këto shtete, “unioni ynë nuk do të jetë i kompletuar”.

10:38
Shiste drogëra të forta në lokalet e Dhërmiut, arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është arrestuar në Dhërmi, me akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike.

10:34
100 të vdekur nga luftimet në Nagorni-Karabak, armenë e azerë fajësojnë njëri-tjetrin

Gati 100 të vdekur është bilanci i shpërthimit të ri të tensioneve ne kufirin mes Armenisë e Azerbaixhanit.

10:13
Shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës, Julian Xhengo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Jualian Xhengo.

09:53
Për herë të parë në histori, kuqezinjtë luajnë me Arabinë Saudite në Abu Dhabi

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022.

09:53
Shuhet Irene Pappas! Aktorja e përmasave botërore me origjinë shqiptare! Kur xhiroi ‘Odisenë’ tha: Flas gjuhën e nënës!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë, Irene Pappas, aktorja me origjinë shqiptare që lulëzoi në Greqi por u njoh në mbarë botën. 

09:49
Ukraina akuzon Rusinë se po përdor dronë iranianë

Ukraina tha se për herë të parë ka hasur në një dron vetëvrasës iranian, që është përdorur nga Rusia në fushëbetejë, teksa Kievi po vazhdon largimin e forcave ruse nga qindra qytete në verilindje të vendit.

09:29
Në tetor hyn në fuqi rregullorja e re, kushte më strikte për shitjen e obligacioneve të bankave te individët

Në fund të muajit të ardhshëm, do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës së Shqipërisë “Mbi kërkesën minimale për instrumentet e kapitalit rregullator dhe detyrimet e pranuara”.

09:10
Ibra “ngroh” tifozët: Duroni dhe pak, jam ende i uritur

Zlatan Ibrahimovic kërkon “pak më shumë durim” përpara se të kthehet në skuadër dhe të punojë nën urdhrat e Piolit. Ai i siguron fansat kuqezi se i duhet edhe pak për t’u bërë sërish pjesë e grupit:

09:08
Aksidentohet rëndë në Shëngjin pushuesi nga Kosova

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi nga Kosova ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shëngjin.

08:53
Plani i Evropës për të tejkaluar krizën energjetike gjatë dimrit

Bashkimi Evropian pritet të prezantojë pakon e re të masave që kanë për qëllim të ulin çmimet e gazit dhe energjisë, të cilat po rrisin inflacionin në nivel rekord. Rritja e çmimeve po pengon po ashtu aktivitetin industrial dhe po shtrenjton faturat për qytetarët para sezonit të dimrit.

08:44
Goditën me grushte dhe kërcënuan me pistoletë klientin, arrestohet pronari dhe punëtori i servisit në Kavajë

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në një servis automjetesh në Kavajë.

08:35
Ndahet nga jeta Jean-Luc Godard, regjisori që revolucionarizoi filmin francez

Jean-Luc Godard ka qenë regjisori më radikal i rrymës Nouvelle Vague dhe ai që revolucionarizoi filmin francez. Ai u nda tani nga jeta në moshën 91 vjeçare.

08:28
Koreja e Jugut gjobit kompanitë Google dhe Meta për shkelje të privatësisë

Koreja e Jugut ka gjobitur me miliona dollarë platformën Alphabet të Google dhe ato të kompanisë Meta, pas akuzave se kompanitë kanë shkelur ligjet për privatësinë, thanë autoritetet më 14 shtator.

08:20
Ivan Krastev: Muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirët në historinë e BE

Intelektuali i njohur europian, studiuesi bullgar, Ivan Krastev nuk mendon se lufta në Ukrainë do të marrë fund së shpejti. Kriza financiare, inflacioni e çmimet e energjisë do të shkaktojnë “turbulenca të mëdha” në BE.

08:10
SHBA: Rusia ka financuar parti politike në dhjetra vende; mes tyre përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

08:09
Temperaturat arrijnë deri në 32 gradë C! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Vendi ynë prej disa ditësh ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që gjatë pjesës së parë të ditës të kemi kthjellimet më të dukshme në ultësirën perëndimore.

E martë, 13 Shtator 2022
23:05
Nuk është sezoni i Navasit, Donnarumma i ka marrë vendin e titullarit, tani del problemi tjetër

Ky nuk është sezoni i Keylor Navasit. Emërimi i Christophe Galtier, trajner i PSG-së, i dha fund debatit për titullarin e portës.

22:55
Scholz, thirrje Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë, bazuar në një armëpushim dhe tërheqje të plotë të trupave ruse.

22:54
Lewa emocionohet para Bayernit, Barça bie sërish në Mynih

Rikthim i hidhur në “Allianz Arena” për Robert Lewandowskin.

22:42
Guardiola u beson “ish-ëve” për sfidën e radhës”: Ata e njohin mirë kundërshtarin

Manchester City do të presë Borussian e Dortmundit në “Etihad Stadium”, në sfidën e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri Pep Guardiola beson se dy “ish-“ët e verdhezinjve do ta ndihmojnë shumë.

22:32
OBSH: Covid-i i gjatë, mbi 17 milionë të prekur në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore

Të paktën 17 milionë njerëz në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore kanë vuajtur nga ajo që njihet si Covid-i i gjatë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila po u kërkon vendeve që ta marrin seriozisht problemin.

22:28
Lista e pagave në Itali/ Juventusi më dorëlëshuari, Inter provon t’i afrohet

Romelu Lukaku është futbollisti më i paguar në Serinë A. Sulmuesi belg kërkoi rikthimin me ngulm te zikaltrit këtë verë dhe dëshira iu realizua, madje edhe duke përfituar një pagë të majme prej 8.5 milionë eurosh, si askush tjetër në kampionatin italian.

22:13
Inside Story/ Nga Meta te Dokle, dosja që zbulon dhunimin e deputetëve nga i forti i Fierit

Ajo që e bën Fierin një prej qyteteve me grupet më të sofistikuara, është lidhja e këtyre familjeve me politikën, lidhje që duken më të forta se në çdo qytet.

22:07
Inside Story/ Episodi i panjohur, shkuan t’i arrestonin xhaxhanë, skuadra policore iu nënshtrua të fortit të Fierit

Në Maj të vitit 2007 në zonën e Sheqit policia tentoi të arrestojë xhaxhanë e Ben Qimes, Ahmet Isufaj.

22:05
Inside Story/ Ish-shefi i antidrogës: Ndiqni një fushatë në Fier dhe do kuptoni lidhjet e grupeve kriminale me partitë

Arben Isufaj, mori goditje të rëndë atëherë kur mendohej se ishte më i fortë se kurrë. Me humbjen e djalit të xhaxhait, Julianit, ai humbi krahun e djathtë.

21:59
Sarah Berisha dhe Dj Pm përgjigjen rreth planeve për martesë!

“Big Brother VIP”, padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit.

21:53
Inside Story/ Dosja e masakrës që tronditi Fierin, si u vra krahu i djathtë i “Ben Qimes”, dekonspirimi i aksioneve për arrestimin e vrasësve

Në fillim të vitit 1998, Ben Qimja rikthehet në Fier si emër i rëndësishëm.

21:51
Armenia e Azerbaixhani raportojnë 99 trupa ushtarake të vrarë në përplasjet e fundit kufitare (fotot)

Përplasjet e armatosura në rajonet kufitare mes Armenisë e Azerbaixhanit raportohej mbrëmjen e të martës, se i kanë kushtuar jetën rreth 100 trupave ushtarake nga të dyja palët.

21:48
Inside Story/ Tre dekada hasmëri, zanafilla e përplasjes së “Ben Qimes” me “Sel Çamin”

Inside Story zbulon sot grupet e fuqishme që kanë komandën në Fier dhe hasmëritë e ashpra mes disa familjeve.

21:40
Shkëputet ballkoni nga pallati në Mamurras, ishte rikonstrukturuar pas tërmetit

Një ballkon i një pallati i cili u rikonstruktua pak kohë më parë me fondet e rindërtimit është shkëputur në Mamurras të Kurbinit këtë të martë.

21:36
Inside Story/ “Bizneset e krimit marrin tendera”, deputeti i PS: Qëndrimet komprometuese të zyrtarëve

Krerët e familjeve mafioze në Fier njihen si pronarë biznesesh dhe kompanish që fitojnë thuajse 100 % të tenderave publikë në qark.

21:23
Inside Story / “‘Profesorë’ krimi që krahasohen me Ndragheta-n”, pse grupet e Fierit qëndrojnë në majë

Pista kryesore ku u përqendrua grupi hetimor ishte konflikti i hapur që viktima kishte me Arben Isufajn, kreun e një prej familjeve më të fuqishme në Fier i njohur gjerësisht me nofkën “Ben Qimja”.

21:22
Inside Story/ Atentati i bujshëm, zbulohet e shkuara dhe konfliktet e Dem Backës

Jemi në Fier. Qendrën e qarkut të dytë për nga rëndësia ekonomike dhe demografike.

21:16
Interi bën detyrën ndaj Plzenit, Sportingu befason “in extremis” Tottenhamin

Gjithçka e lehtë për Interin në raundin e dytë të ndeshjeve në grupet e Championsit.

21:15
Aksidentohet 65-vjeçari me motor në Himarë

Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Himarë, pasi ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte.

21:00
Një, disa apo fare?! Zbuloni sa fëmijë do të keni sipas shenjës suaj të zodiakut!

Megjithatë, astrologët besojnë se shenja e zodiakut mund të parashikojë modelin e familjes që do të krijoni, sipas karakteristikave të veçanta të personalitetit të çdo anëtari të zodiakut. Dashi Nëse bëhet prind, do të rrisë fëmijë aktivë dhe atletë. Pra, nuk do të jetë e habitshme nëse ai vendos të aq fëmijë sa për të […]

21:00
Indonezianët ndezin zjarre në disa ditë protesta kundër rritjes së çmimeve të karburanteve (fotot)

Mijëra protestues iu bashkuan sot demonstratave të disa ditëve në kryeqytetin indonezian Xhakarta, kundër vendimit të qeverisë për rritjen e çmimeve të energjisë.

20:50
Nënat më të mira dhe ato më pak të mira sipas shenjës së zodiakut

Çdo nënë ka stilin e vet unik të prindërimit.

20:40
Fiks Fare/ Inspektori i AKU-së “pronar” i punishtes jashtë çdo kushti higjeno-sanitar

Punonjësi i AKU-së, Nertil Hadaj, që ka për detyrë të monitorojë apo bllokojë punishte të jashtëligjshme, që punojnë jashtë çdo kriteri të sigurisë ushqimore, drejton vetë një punishte të tillë.

20:30
Pra aktorja Jennifer Lawrence sapo na vërtetoi se në jetë mund të shkëlqesh edhe nëse nuk ke një diplomë në ‘xhep’!

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence nuk e ka mbaruar kurrë shkollën e mesme dhe madje nuk ka asnjë diplomë.

20:26
Kamioni përplas për vdekje këmbësoren në Astir

Një 35-vjeçare është përplasur për vdekje nga një kamion këtë të martë në mbrëmje në zonën e Astirit në kryeqytet.

20:20
“Shpirtrat binjakë nuk takohen rastësisht”, Rina Balaj dedikim për SinBoy pas ndarjes?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy.

20:15
Si ndikon konsumimi i mishit tek jetëgjatësia

Jetëgjatësia jonë ndikohet nga një kombinim mes gjenetikës dhe faktorëve të jashtëm.

20:07
Shtohen thashethemet për Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid! Dyshja shihen së bashku në një festë…

Leonardo DiCaprio, 47 vjeç dhe Gigi Hadid, 27 vjeç, tashmë kanë kaluar kohë së bashku.

20:06
Arkivoli i mbretëreshës Elizabeta II mbërrin në Londër, mijëra qytetarë mblidhen për t’i bërë nderimet e fundit

Arkivoli i mbretëreshës Elizabeta II mbërriti sot në mbrëmje në Londër, aty ku monarkes më jetëgjatë të Britanisë do t’i bëhen nderimet e fundit  deri në funeralin e saj në 19 shtator.

19:56
Sulmohet Kosova/ Prej një jave të gjitha institucionet shtetërore nën sulm kibernetik

Pre e sulmeve kibernetike ditët e fundit ka rënë edhe Kosova, prej një jave faqet zyrtare të institucioneve atje kanë qenë objekt i një sulmi DDos.

19:47
Mjekësinë e duan të gjithë! 29 mijë kërkesa nga maturantët për 1500 të drejta studimi

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë është ndër më të kërkuarit nga maturantët, ofron gjithsej 12 programe studimi, me një total prej mbi 1500 kuotash këtë vit.

19:44
“Mësim IT nga klasa e parë”/ Ministrja e Arsimit: Pas abetares, mund të unifikojmë gjuhën shqipe dhe historinë

Në 100 shkolla në gjithë Shqipërinë, nxënësit që në klasë të parë do të mësojnë për teknologjinë e informacionit dhe komunikimin.

19:31
Marseille në ‘shtetrrethim policor’ para ndeshjes ndaj Frankfurt në Champions League (fotot)

Pamje të pazakonta të prezencës së madhe të policisë sot në qytetin jugor francez të Marseille, dukej se nuk kishin të bënin fare me një event sportiv.

19:22
Protesta e Partisë së Lirisë, Meta: Jemi në një skenë krimi, Rama shporru!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti një skenë krimi inceneratorin e Tiranës, gjatë fjalës në protestën e mbajtur në Tiranë.

19:22
Me qëllime të qarta dhe shumë provokues, prezantohen tre konkurrentët e parë të “Për’puthen 4”

Djemtë konkurrentë, këtë sezon në “Për’puthen”, për herë të parë do të kenë mundësi të zgjedhin vajzat me të cilat duan të njihen dhe të dalin në takime.

19:19
Kurti, me urgjencë te Rama! Dy kryeministrat bisedojnë edhe për sulmin kibernetik

Kryeministri Kosovës Albin Kurti u largua sot në mënyrë të beftë nga konferenca për shtyp duke mos dhënë detaje.

18:52
Protestë e thirrur nga Partia e Lirisë para inceneratorit të Tiranës/ I pranishëm Meta, Berisha mungon

Protesta e parë e thirrur nga Partia e Lirisë u mbajt në inceneratorin e Tiranës në Sharrë këtë të martë.

18:34
Me këmishë, por pa pantallona! Hyrja e konkurrentit që habiti vajzat në “Për’puthen”

Arbër Avdyli është një nga djemtë që kanë zgjedhur “Për’puthen” për të gjetur dashurinë.

18:20
Zbulohet kalendari në Kupën e Shqipërisë, projektohet derbi i kryeqytetit në çerekfinale

Kupa e Shqipërisë starton këtë të enjte teksa është përcaktuar edhe rrugëtimi i skuadrave pjesëmarrëse deri në fazën gjysmëfinale, aty ku goglat do të përcaktojnë më pas përballjet.

18:03
Ndarja e çmimeve “Emmy Awards 2022″, publikohet lista e plotë e fituesve

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur edicioni i 74-të i ndarjes së çmimeve “Emmy Awards 2022”.

18:02
“Mund të shkojë jashtë parashikimeve”, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët amerikanë për protestën e opozitës në Sharrë

Ambasada e SHBA-së ka këshilluar qytetarët amerikanë që jetojnë në vendin tonë, të shmangin këtë pasdite zonën pranë landfillit të Sharrës, ku do të mbahet protesta e opozitës, e thirrur nga Ilir Meta.

18:02
Imituesja kryesore e mbretëreshës Elizabeth ‘jep dorëheqjen’, nga respekti’ për monarken e ndjerë (fotot)

Një nga imitueset kryesore të mbretëreshës Elizabeth në Britani ka vendosur që edhe ajo “të varë këpucët në gozhdë” pas 34 vjetësh që personifikon monarken.

17:54
Një milion qytetarë në Londër për Mbretëreshën… por ka vend vetëm për 350.000 persona

Radha për të parë funeralin e Mbretëreshës Elizabeta II në Londër mund të ndërpritet nëse zgjatet shumë.

17:50
Aksident tragjik në Korçë/ Cilët janë dy personat që ndërruan jetë (Pamjet)

Një aksident i rëndë ka nodhur në afërsi të fshatit Zëmblak në Korçë.

17:42
Shiriti i kapitenit, Gundogan e pranon: Kam folur me Fernandinhon

Manchester City këtë sezon ka një kapiten të ri, teksa posti i rëndësishëm i është besuar Ilkay Gundogan.

17:38
Tepria e hekurit, reagimet e rrezikshme të lëkurës

Hekuri është një mineral i rëndësishëm që gjendet në çdo qelizë të organizmit.

17:34
Zjarri në ‘showroom-in’ e monopatinave elektrike lë 8 të vdekur në incidentin më të fundit në Indi (fotot)

Një zjarr që nisi në një dyqan të madh skuterash elektrikë ka lënë të paktën tetë të vdekur dhe 11 të plagosur, njoftonte sot policia në Indi.

17:30
Ukraina i kërkon SHBA-së armë me rreze të gjatë

Zyrtarët e qeverisë ukrainase po i kërkojnë SHBA-së sisteme shtesë armësh dhe municionesh në mes të një kundërofensivë të madhe që ka sjellë tërheqjen e Rusisë nga qytetet kryesore në verilindje të Ukrainës.

17:26
Do jepnin mësim në territoret e pushtuara, Ukraina arreston mësuesit rusë në zonat e çliruara

Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një numër të paspecifikuar të mësuesve rusë, të cilët u zhvendosën në qytetet ukrainase kur Rusia mori kontrollin e tyre pas nisjes së pushtimit në fund të shkurtit.

17:12
138 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

138 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

17:08
Gjykata urdhëron mbylljen e plazhit panoramik tajlandez për riparime, 22 vjet pas filmit të Leonardo di Caprio (fotot)

Vendimi për plazhin e famshëm të Gjirit Maya, në Ko Phi Phi Leh, vjen pas dekadash ankesa të autoriteteve lokale për dëmet mjedisore të aktivitetit turistik e kinematografik.