Të paftuarit në funeralin e Mbretëreshës Elizabeta II

14/09/2022 10:56

Asnjë përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia dhe Mianmari nuk është ftuar për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeta II.

Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë në ngërç, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Një zëdhënës i Vladimir Putinit, pak ditë më parë, e bëri të qartë se presidenti “nuk po e konsideron” pjesëmarrjen në funeralin.

Pushtimi u nis pjesërisht nga territori i Bjellorusisë, presidenti i së cilës, Aleksandr Lukashenko, është aleat i ngushtë i Presidentit Putin.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka zvogëluar ndjeshëm praninë e saj diplomatike në Myanmar pas grushtit të shtetit që ndodhi në shkurt të vitit 2021.

Arkivoli i mbretëreshës Elizabeta II mbërriti mbrëmjen e kaluar në Londër, aty ku monarkes më jetëgjatë të Britanisë do t’i bëhen nderimet e fundit deri në funeralin e saj në 19 shtator.

Top Channel