Prej 60 vitesh mbante të njëjtat këpucë, arsyeja që fshihej pas këtij vendimi të mbretëreshës Elizabet

14/09/2022 11:03

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabet, e gjitha media është duke folur për sovranen më jetëgjatë në krye të monarkisë britanike.

Shumë është folur për jetën por edhe për stilin e veçantë që ajo kishte. Mbretëresha i jepte shumë rëndësi dukjes së saj dhe në çdo dalje publike spikaste me veshjet në ngjyrë të ndezur, çantat e vogla të dorës, por mbi të gjitha këpucët që madhëria e saj i ka mbajtur prej më shumë së gjysmë shekulli. Top Albania Radio shkruan se ajo kishte një këpucar personal dhe madje një asistente që ia vishte asaj.

Për gati 60 vjet Elizabeth ka veshur këpucët e një kompanie britanike, Rayne, e cila kishte fituar “garancinë mbretërore” që në vitin 1936, një lloj vule aprovimi që certifikonte kompanitë që vishnin familjen mbretërore.

Duke qenë se mbretëresha nuk donte të ndryshonte modelin e këpucëve, ajo vendosi të mbështetej te një këpucar artizanal me kushtin e vetëm që t’i riprodhonte njëlloj pasi ndihej shumë komode me to dhe ishte një traditë që nuk donte ta thyente.

Top Channel