Goditën me grushte dhe kërcënuan me pistoletë klientin, arrestohet pronari dhe punëtori i servisit në Kavajë

14/09/2022 08:44

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në një servis automjetesh në Kavajë.

Mësohet se pronari i servisit, Armando Mustafa dhe punëtori i tij, Mario Malkja, kanë goditur me grushte dhe kanë kërcënuar me armë zhurmuese një klient.

Sipas policisë, konflikti ndodhi për motive të dobëta.

Në pranga ra pronari 40 vjeçar dhe punëtori i servisit, të dy banues në Rrogozhinë, të akuzuar se se kanosën klientin A. G., 40 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel