Mjeti bujqësor u përplas me motorin, me pasojë dy viktima/ Drejtuesi i zetorit nuk kishte leje drejtimi

14/09/2022 11:54
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Zëmblak të Korçës, ku dy persona humbën jetën, pasi zetori u përplas me një motor.

Viktimat janë drejtuesi i motorit, Arjan Xhuti dhe një grua që ishte në zetor e identifikuar si Hatixhe Kulla.

Policia ka bërë një sqarim ditën e sotme në lidhje me shkaqet e aksidentit dhe pas verifikimeve të bëra rezultoi që drejtuesi i mjetiti bujqësor nuk kishte leje qarkullimi.

Aktualisht 37-vjeçari me iniciale I. K. është arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 37 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, në rrugën Zëmblak-Zvezdë, duke drejtuar një mjet bujqësor, pa targa, me rimorkio, tip “Lajdong”, është përplasur me mjetin motor tip “Loncin”, me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë. Për pasojë gjetën vdekjen drejtuesi i motorit shtetasi A. Xh. dhe shtetasja H. K., 59 vjeçe, banuese në Zëmblak, pasagjere në mjetin bujqësor. Nga verifikimi i kryer rezultoi se shtetasi I. K. e drejtonte mjetin bujqësor, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel