Zyrtare/ Talenti i Barçës me kontratë të re deri në vitin 2026, klauzolë largimi 1 miliard euro

14/09/2022 12:31

Gavi do të luajë për Barçën të paktën deri më 30 qershor 2026. Pas shumë muajsh negociatash dhe pritjes për zgjidhjen e problemeve të “Fair Play”, Barcelona njoftoi këtë të mërkurë se Gavi do të nënshkruajë rinovimin e kontratës me klubin, këtë të enjte, në orën 18:00, në “Spotify Camp Nou”, në prani të publikut.

Sipas SuperSport largimi i Pjanicit në Emiratet e Bashkuara Arabe krijoi hapësira financiare për zyrtarizuar rinovimin e rënë dakord me Gavin.

Me kontratën e tij të re, përveç se do të ketë një pagë më të lartë, Gavi do të hyjë në klubin e lojtarëve me klauzolë largimi 1 miliard euro.

Top Channel