Juventus do të luajë të enjten ndaj Alkmaar ndeshjen e raundit të katërt të Europa League.

Zonja e Vjetër nuk do të ketë në radhët e saj në transfertën holandeze Weston McKennie, mungesën e të cilit e konfirmoi vetë trajneri Luciano Spalletti, që në krahun tjetër shprehu edhe besimin te skuadra e tij pas paraqitjes së bërë prej saj ndaj Napolit.

‘Shkojmë në këtë takim në gjendje të mirë, skuadra ka dhënë përgjigjet që priteshin-tha Spalletti-djemtë e kuptuan se gjithçka varej prej tyre dhe tani kanë më shumë besim te vetja. Por sigurisht, e dimë se çfarë humbasim kur mungon një futbollist si McKennie’.

Përsa i përket formacionit, Spalletti tregoi se i ka idetë e qarta për futbollistët që do të hedhë në fushën e lojës

‘Zgjedhjet bëhen me shumë lehtësi; Cambiaso e Sarr do të nisin ndeshjen nga minuta e parë, edhe Kolo Muani me shumë mundësi do të jetë titullar pasi e lamë pushim në 30 minutat e fundit në sfidën ndaj Napolit-shtoi Spalletti-në sulm do të bëj rotacione. Douglas Luiz dhe një mes Bremer e Lucumi do të pushojnë’.

Luciano Spalletti foli në mënyrë të veçantë edhe për Alajbegoviç duke mos ia kursyer komplimentat

‘Është 19 vjeç dhe Juventusi ka investuar te talenti i tij për të tashmen e sidomos për të ardhmen sepse është perspektiva ajo që bën diferencën. Për shkak të mungesave të shumta, i është dashur të marrë përsipër përgjegjësi. Ai mori përsipër përgjegjësi të rëndësishme edhe kur nuk ia ka dalë të ndikojë në lojë. Nesër mbrëma, herët a vonë edhe ai do të luajë një pjesë të mirë të sfidës’-tha trajneri i Juventusit.

Top Channel