Deputeti Petro Koçi: Subjekte të krimit të organizuar sot janë kthyer në biznese legale, përfitojnë nga financat publike

14/09/2022 11:46

Deputeti i Partisë Socialiste në Fier, Petro Koçi, ka ndezur sërish situatën me deklaratën e tij kundër Ballit Kombëtar që përfaqëson edhe një pjesë të mirë të opozitës shqiptare dhe të përndjekurve politik.

Në ceremoninë përkujtimore të 97-vjetorit të daljes së 68 vajzave partizane nga Fieri në radhët e UÇN, deputeti tha se nuk do të lejohet asnjë përpjekje antikombëtare që kërkon të mohojë vlerat e luftës antifashtiste.

Ai tha se Balli Kombëtar duhet të kërkojë falje për deklaratat kundër kësaj lufte që u rreshtuan krah gjithë fronit antifashist të Luftës së Dytë Botërore.

Deklarata e Koçit vjen si reagim dhe kundërshtim i Deklaratave dhe projektligjit të dërguar ne Kuvend nga deputeti i PD Fier Enkelejd Alibeaj, ku kërkohet ndëshkimi publik i regjimit totalitar komunist përfshire këtu edhe zhdukjen e historisë së LANC.

Sakaq deputeti i PS ,Petro Koci  i është përgjigjur edhe pyetjes për kritikat e tij në media të përfshirjes së krimit në politikë, duke përfituar nga financat publike.

“Ajo që unë kam denoncuar gjithmonë janë lidhjet e krimit me politikën, me shtetin me financat sepse edhe Fieri ka dëshmuar që kriminaliteti vazhdon të mbijetojë shpeshherë edhe nga përfitimi që merr nga financat publike.

Shumë subjekte të krimit të organizuar sot janë kthyer në biznese legale të marrin përfitim financiar nga financat publike, nga tenderat në instuticione të ndryshme dhe jo vetëm në bashkinë e Fierit”-tha Deputeti Petro Koçi.

Top Channel