Foto ilustruese

Një 52-vjeçar është arrestuar në Dhërmi, me akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike.

Policia njofton se shtetasit me iniciale A.T., gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë iu gjetën 4840 tableta të dyshuara ekstazi, doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD, një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe një sasi parash (euro dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ua shiste lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel